Botë

Sipas Assange, në Katalonjë ka filluar Lufta e Parë Botërore e web-it

“Lufta e Parë Botërore e web-it ka nisur në Katalonjë, ku njerëzit dhe autoritetet lokale përdorën internetin për të organizuar referendumin dhe shërbimi i fshehtë spanjoll sulmoi, ndërpreu rrjetet e telekomunikacionit, mësyu në ndërtesat e kompanive telefonike, censuroi faqe dhe protokolle”, kështu shkruan gazetari Julian Assange në Twitter.

Sipas tij, “Ajo që po ndodh është konflikti më i rëndësishëm mes popullit dhe shtetit, që nga rënia e Murit të Berlinit deri sot, por me metodat e vitit 2017, Vpn, proxy, biseda të koduara për të mbikëqyrur dhe censuruar internetin”.

Referendumi i pavarësisë së Katalonjës ka marrë mbështetjen e 90 për qind të banorëve të krahinës autonome të Spanjës.

Përpjekjet e qeverisë spanjolle për të bllokuar një referendum rajonal mbi pavarësinë e Katalonias, kanë përfunduar në dhunë pasi policia mbylli vendvotime dhe konfiskoi kutitë e votimit, pavarësisht rezistencës nga votuesit në të gjithë rajonin.

Sipas zyrtarëve katalanas, më shumë se 761 njerëz janë duke u trajtuar për dëmtime të shkaktuara nga oficerët e policisë spanjolle në përleshjet që po intensifikohen.

Referendumi për pavarësinë e Katalonjës ka filluar në mënyrë kaotike, me përplasje e dhunë. Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalojë votimin që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.

Numri i të lënduarve u konfirmua nga një zëdhënës i qeverisë rajonale katalanase, si dhe në departamentin e shëndetësisë të rajoni.