Botë

Të dyshuarat për vrasjen e Kim Jong-nam nuk pranojnë fajin në gjyq

Në Malajzi ka filluar gjyqi ndaj dy të dyshuarave për vrasjen e gjysmë vëllait të Koresë së Veriut, Kim Jong-nam.

Vietnamezja Doan Thi Huong 29-vjeçare dhe indoneziania Siti Aisyah 25-vjeçare, janë të dyshuarat e vetme për vrasjen e tij, por se ato nuk e kanë pranuar fajin, transmeton Koha.net.

Të dyshuarat thuhet se kanë gjuajtur toksinë në fytyrën e gjysmë-vëllait të diktatorit të Koresë Veriore gjatë kohës kur ai po priste fluturimin e tij në aeroport.

Megjithatë avokatët e tyre ka thënë se sulmuesit janë katër spiunë, të cilët menjëherë pas sulmit janë larguar nga Malajzia.

Në rast se të dyshuarat shpallen fajtore, ato përballen me dënimin me vdekje.