Botë

Përpjekjet humanitare të aktivistëve serbë për rekord botëror

Descriptive Text

Më shumë se 300 aktivistë nga Serbia janë mbledhur në qytetin e Novi Sadit në përpjekje për të thyer rekord për mozaikun më të madh me kapakë të shisheve të plastikës.

Kjo ngjarje u organizua nga organizata humanitare jofitimprurëse “Nga kapakët te buzëqeshja”, e cila për pesë vite ka grumbulluar kapakë të shisheve të plastikës dhe i ka përdorur për të mbledhur para për fëmijët me nevoja të veçanta, shkruan REL.

Organizatorët thanë se mozaiku në qendër të qytetit është 621 metra katrorë, me motive ekologjike si dhe simbole të Novi Sadit.

Qindra vullnetarë, shumica fëmije dhe të rinj, kanë punuar për të mbledhur afro 800 mijë kapakë për projektin.

Përgjatë pesë viteve, organizata ka grumbulluar 100 ton kapakë.

Me 6 ton kapakë mund të blihet vetëm një karrocë për persona me nevoja të veçanta.