Botë

Izraeli thotë se prania e Iranit bllokon marrëveshjen e paqes në Siri

Descriptive Text

Kryeministri i Izraelit i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin se nuk mund të ketë paqe në Siri përderisa Irani vazhdon t’i mbajë atje trupat dhe këshilltarët.

“Biseduam gjerësisht për ­çështjen e Iranit, për objektivat dhe qëllimet në Siri, dhe unë e sqaroj se nuk mund të ketë marrëveshje të paqes në Siri derisa Irani është atje dhe shpreh qëllimin që të shkatërrojë Izraelin”, tha Netanyahu në një video të lëshuar nga zyra e tij, pasi dy liderët u takuan në Moskë më 9 mars.

Zyra e Netanyahut publikoi një video dhe deklarata sqaruese, disa orë më pas, me qëllim që të qartësojë deklaratat e Putinit gjatë takimit, i cili i kishte hedhur poshtë shqetësimiet e Izraelit për Iranin, duke i cilësuar të vjetëruara.