Botë

Sulmet ajrore në Siri vrasin së paku 28 civilë

Së paku 28 civilë janë vrarë, përfshi edhe fëmijë, në një sulm ajrorë në jugperëndim të Sirisë, në bastionin e rebelëve në Idlib, raporton një grup i monitorimit.

Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri kanë thënë se nuk është e qartë se kush është përgjegjës për sulmin, raporton REL.

Në ditët e fundit, avionë të qeverisë siriane dhe aleatit të tyre, Rusisë, kanë shpeshtuar sulmet në Idlib.

Rojtarët britanikë kanë thënë se 12 persona kanë vdekur gjatë sulmeve ajrore në distriktin e Haremit, vetëm 20 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit provincial, Idlib.

Ekipe të shpëtimit thonë se Siria dhe Rusia kanë vrarë civilë në sulmet ajrore, pasi sulmuesit filluan ofensivë kundër pjesëve të qeverisë, në jugperëndim të vendit.

Të dyja vendet kanë hedhur poshtë akuzat se ato kanë vrarë qytetarë.