Botë

Katër persona të plagosur nga një sulm në qendër votimi në Katalonjë

Katër persona u plagosën pasi persona të armatosur hapën zjarr kundër një qendre votimi, dje në mbrëmje në Manlleu, Katalonjë, njoftoi gazeta spanjolle ”La Vanguardia”.

Ajo shtoi se të panjohurit kishin përdorur armë gjahu.

”Të plagosurit gjendeshin pranë derës së shkollës ‘Puig Agut’ dhe bënin pjesë në grupin e Komitetit të Mbrojtjes së Referendumit, qëllimi i të cilit është mbrojtja e qendrave të votimit”, shtoi gazeta.

Policia po heton dhe ende nuk ka të arrestuar.

Katalonja zhvillon nesër një referendum për pavarësinë, i kundërshtuar fuqimisht nga Madridi.