Botë

Palestina i bashkohet Interpolit

Palestina i është bashkuar Interpolit, si shtet i fundit anëtar, ndonëse ky veprim është kundërshtuar nga Izraeli.

Organizata ndërkombëtare e policisë mbajti takimin e asamblesë së përgjithshme në Pekin. Në një postim në Twitter në llogarinë e Interpolit shkruan se Shteti i Palestinës dhe Ishujt Solomon janë shtetet të reja anëtare, transmeton KTV.

Ministria e Jashtme izraelite, e që më herët kishte tentuar që ta shtynte këtë votim deri vitin e ardhshëm nuk e ka komentuar lajmin.

Sipas Izraelit, Palestina nuk është shtet dhe rrjedhimisht nuk mund të jetë anëtare. E pala palestineze ka njoftuar se më shumë se 75 për qind e anëtareve të Interpolit janë votuar për anëtarësimin e Palestines.

Në vitin 2012, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e kishte avancuar pozitën e Palestinës në këtë organ nga entitet në shtet joanëtar, ashtu sic e ka edhe Vatikani.

Ndonëse në këtë takim Palestina për pak nuk u anëtarësua në OKB, megjithatë ka qasje në organet tjera ndërkombëtare nëse do të anëtarësohet. Me këto dy shtete Interpoli tani i ka 192 anëtarë.