Botë

Ish-ambasadori amerikan në Kinë tani shkon në Moskë

Nju Jork, 9 mars – Ish-guvernatori i Utahut, njëkohësisht ish-ambasadori amerikan në Kinë, John Huntsman ka pranuar ofertën e presidentit Donald Trump për postin e ambasadorit amerikan në Rusi, njoftuan disa media si ”Politico”, CNN dhe Fox News.

Huntsman, 56 vjeç, ka qenë edhe ambasador në Singapor.

Edhe pse gjatë fushatës elektorale ai ishte një nga kritikët më të mëdhenj të Donald Trumpit, ai u kontaktua nga ky i fundit si edhe nga sekretari i Shtetit, Rex Tillerson në fund të shkurtit.

Propozimi zyrtar ka ardhur vetëm pak ditë më parë dhe Huntsman duket se e ka pranuar postin.

Ai është quajtur ndryshe edhe ”kinezi” për shkak të njohjes pothuajse perfekte të gjuhës mandarine.

Ish-biznesmen, miliarder, ish-guvernator, i vlerësuar nga të gjitha palët politike, tepër i moderuar dhe elegant, ai është i martuar dhe baba i shtatë fëmijëve.