Botë

Gjorgjeviq: Ushtria e Serbisë e gatshme për të gjitha detyrat

Descriptive Text

Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq ka deklaruar se ushtrimet në kuadër të vefikimit të jashtëzakonshëm të aftësive operative të forcave për reagim të shpejtë të Ushtrisë së Serbisë kanë përfunduar dhe se është bindur që njësitë janë krejtësisht të gatshme për të gjitha detyrat, transmeton Koha.net .

Zoran Gjorgjeviq për rts ka thënë se është verifikuar një pjesë e forcave për reagim të shpejtë nga Brigada Speciale dhe Policia Ushtarake.

Ai ka theksuar se në ushtri bëhen kontrolle të rregullta e të jashtëzakonshme dhe ka shtuar se kontrolli në këtë formën është bërë për herë të parë pas shumë deceniesh.

“Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me këtë praktikë, sepse në këtë mënyrë ngremë aftësinë e Ushtrisë sonë”, ka thënë ai.