Botë

Kim Jong Un ka një mik sekret

Së paku tetë tankerë koreanoveriorë gjatë këtij viti nga Rusia kanë lundruar për në Korenë Veriore edhe pse ata kishin përmendur një destinacion tjetër.

Tankerët janë nisur nga Vladivostoku e Nahotka dhe gjoja ata kishin transportuar naftë nga një kompani portuale, transmeton Koha.net.

Në këtë mënyrë Pheniani eviton sanksionet ndërkombëtare të vëna për shkak të programit bërthamor.

Siç kanë treguar shënimet të cilat i ka Reuters, asnjëri nga tankerët që kishin përmendur destinacion Kinën ose Korenë Jugore, nuk kishin arritur atje, përcjell aljazeera.

Anijet me naftë u ankoruan në disa porte të Koresë Veriore.

Lidhur me këto pohime, Ministria ruse e Punëve të Jashtme nuk është deklaruar konkretisht.