Botë

Kim Jong-un: Trump i çrregulluar do ta paguajë shtrenjtë

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un ka paralajmëruar “nivelin më të lartë të kundërmasës në histori” kundër SHBA-së pas kërcënimeve më të reja të Donald Trumpit i cili kishte thënë se “do ta shkatërrojë në tërësi Korenë Veriore” .

Kim Trumpin e ka quajtur të "çrregulluar", e deklaratat e tij “shpalljen më të ashpër të luftës në histori", transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se fjalimi i Trumpit në Kombet e Bashkuara vërteton se programi bërthamor i Koresë Veriore është në “rrugë të drejtë”.

"Vërejtjet e tij më kanë bindur dhe nuk më kanë frikësuar e ndaluar se rruga që e kam zgjedhur është e drejtë dhe se më duhet ta vazhdoj deri në fund ",ka thënë Kim në kumtesën që e ka transmetuar agjencia koreanoveriore KCNA, përcjell aljazeera.

"Si njeri që përfaqëson Republikën Demokratike Popullore të Koresë dhe në emër të dinjitetit dhe të nderit të shtetit dhe të popullit tim, do të bëj që njeriu që është komandant suprem në SHBA do të paguajë shtrenjtë për fjalimin e vet", ka thënë Kim.