Botë

Arrin në 248 vetë numri i të vdekurve nga tërmeti në Meksikë

Descriptive Text

Nga tërmeti i fuqishëm që e ka goditur dje Meksikën, deri tash janë regjistruar 248 të vdekur, kanë thënë autoritetet e atjeshme, raportojnë mediat.

Ekipet e shpëtimit, policët, vullnetarët e të tjerët, duke gjurmuar për të mbijetuarit apo për trupa të pajetë pas tërmetit të djeshëm shkatërrues në Meksikë

Ekipet e shpëtimit, policët, vullnetarët e të tjerët, duke gjurmuar për të mbijetuarit apo për trupa të pajetë pas tërmetit të djeshëm shkatërrues në Meksikë.

Ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët në kryeqytetin Meksiko Siti, me 20 milionë banorë, po gjurmojnë nëpër gërmadha të ndërtesave të shkatërruara për të gjetur të mbijetuar eventualë dhe trupa të pajetë.

Koordinatori kombëtar për mbrojtje civile, Luis Felipe Puente, tha se së paku 248 njerëz janë vrarë, shumica prej tyre në Meksiko Siti dhe hapësirat në jug dhe në lindje të kryeqytetit, ku ishte epiqendra e tërmetit me intensitet 7.1 shkallë.

Përkujtimet për tërmetin shkatërrues në vitin 1985, nga i cili ishin vrarë 10 mijë njerëz në Meksiko Siti, kanë shkaktuar panik, prandaj shumë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti i djeshëm ndodhi vetëm disa ditë pasi një tërmet tjetër, më 7 shtator, me intensitet 8.1 shkallë, me epiqendër në bregun e Meksikës, e goditi këtë vend, me ç’rast u vranë 98 persona.