Botë

Guterres: Shqetësimi për armatimin atomik në nivelin më të lartë

Shqetësimet globale lidhur me luftën atomike janë në nivelin më të lartë për disa dekada, tha sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, lidhur me krizën për testet atomike dhe raketore të Koresë Veriore.

Më tutje, duke folur sot në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zoti Guterres ka theksuar se miliona njerëz po jetojnë nën “hije të tmerrit” të krijuar nga testet “provokuese” të kryera nga Pheniani, gjatë javëve të fundit.

Ai ka kërkuar zgjidhje politike të kësaj krize.

“Përdorimi i armatimit atomik do të duhej të ishte i paimagjinueshëm”, tha Guterres në këtë tubim të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ku marrin pjesë zyrtarët e lartë të 193 vendeve.