Botë

Bitcoini ia sheh sherrin Kinës

Valuta virtuale Bitcoin është dobësuar dukshëm pas ngritjes së madhe në verë, pasi që autoritetet kineze vendosën të limitojnë përdorimin e tij.

Kriptovaluta më e fuqishme ka humbur 40 për qind të vlerës së saj, përkatësisht rreth 20 miliardë dollarë të vlerës në treg, prej 1 shtatorit kur arriti maksimumin historik në vlerë 4.921 dollarë, transmeton Bloomberg.

Pasi Kina më 8 shtator dërgoi sinjale për kufizimin e përdorimit të Bitcoin, ai për vetëm një javë ka humbur 30 për qind të vlerës, që paraqet rënien më të madhe prej janarit 2015, kur vlera e tij ishte rreth 200 dollarë, transmeton KosovaPress.

Kur çmimi i Bitcoinit arriti niveli në më lart në histori, Kina njoftoi se do të ndalojë blerjet me këtë valutë.

Valuta virtuale Bitcoin shitet dhe blihet përmes rrugës së internetit dhe mund të përdoret edhe për blerje të mallrave dhe shërbimeve.

Bitcoin mundëson transaksione, dhe shkëmbimin e parave pa bankë dhe kartelë bankare. Mund të përdoret lehtë për tregti ilegale të drogës dhe armëve.