Botë

Kim Jong-un: Koreja e Veriut do të arrijë qëllimin e saj të forcës bërthamore

"Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është zotuar të arrijë qëllimet bërthamore të vendit", raportojnë mediat shtetërore koreano-veriore.

Sipas agjensisë së lajmeve KCNA, qëllimi i tij ishte të krijonte ekuilibrin e forcës ushtarake me Shtetet e Bashkuara, "Ne duhet t'i tregojmë qartë fuqisë së madhe shoviniste, se si shteti ynë arrin qëllimin e kompletimit të forcës së tij bërthamore, pavarësisht sanksioneve dhe bllokadave të tyre të pafundme", tha Kim, cituar nga KCNA.

Ai gjithashtu tha se qëllimi i Koresë së Veriut ishte të vendoste ekuilibrin e forcës reale me SHBA dhe të bënte që sundimtarët amerikanë të mos flisnin më për opsionin ushtarak për DPRK (Korenë e Veriut). Komentet e Kim Jong-un vijnë pasi Koreja e Veriut shkarkoi raketën e saj të fundit mbi Japoni, në atë që përshkruhet si prova më e suksesshme e vendit.