Botë

Merkel merret në pyetje mbi skandalin Volkswagen

Çfarë dinte Qeveria gjermane dhe kur është informuar mbi skandalin Volkswagen?

Kjo është një nga pyetjet që duhet të përgjigjet kancelarja gjermane, Angela Merkel të mërkurën para një komisioni hetimor parlamentar mbi gazrat ndotës.

Gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme që do të fillojë sot në orë 14:00, kryetarja e qeverisë do të dëgjohet si dëshmitare në një prej aferave më të mëdha të pasluftës që përfshin një prej kompanive më të rëndësishme gjermane.

Gjiganti me 12 marka (Audi, Porsche, Skoda etj.) ka trukuar motorët e 11 milionë automjeteve të tij në gjithë botën që të shfaqen si më pak ndotëse.

Një aferë kjo e publikuar në shtator 2015 në SHBA dhe që i ka kushtuar shumë financairisht dhe si imazh kësaj kompanie simbol të fuqisë ekonomike gjermane.