Botë

SHBA: Dënime për firmat nga Kina dhe Rusia nëse nuk zbatojnë sanksionet

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja do të dënojë kompanitë në Kinë dhe Rusi, të cilat nuk zbatojnë kufizimet e përfshira në sanksionet e reja ndërkombëtare kundër Koresë Veriore.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe Ministrisë së Financave do të dëshmojnë sot para Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Poshtme të Kongresit për presionet ndaj zhvillimit të armatimit të Koresë Veriore, një ditë pasi që Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara vendosi sanksionet më të reja kundër Pjong-jangut.