Botë

Shteti i vogël që furnizon botën

Në një fushë patatesh afër kufirit të Holandës me Belgjikën, bujku Jacob van der Borne rri ulur në një kabinë. Rreth e përqark ka panele që kanë vlerën e milionë eurove. Ka edhe një instrument me të cilin po monitoron punën e dy dronëve që ofrojnë hollësi për përbërjen e tokës, ujit dhe cilësisë së ingredientëve.

Kështu po vlerësohet produktiviteti i fushës së mbjellë me patate. Këtu po punohet sipas asaj që njihet si “bujqësi e saktë”, siç i referohet vetë bujku holandez, transmeton “Koha Ditore”. Mesatarja e produktivitetit një hektar është rreth nëntë tonelata. Por Van der Borne njofton se në arat e tij prodhohen rreth njëzet tonelata me patate për hektar.

Model

Por suksesi i këtij bujku është i lidhur me një politikë të gjerë kombëtare të Holandës. Pothuajse dy dekada më parë Holanda u zotua që të bënte ndryshime radikale në agrikulturë, në të cilat do ta bazonte zhvillimin në këtë fushë.

Që nga viti 2000, Van der Borne dhe shumë bujq të tjerë kanë reduktuar varësinë nga uji për drithërat kryesore për më shumë se nëntëdhjetë për qind.

Bujqit holandezë tashmë kanë eliminuar krejtësisht përdorimin e pesticideve nga arat, dhe qysh prej vitit 2009 në Holandë është reduktuar për gjashtëdhjetë për qind përdorimi i antibiotikëve në kafshë dhe shpezë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.