Botë

Trump paralajmëron ditë të trishtueshme për Korenë V. nëse ajo vepron ushtarakisht

Presidenti amerikan, Donald Tramp tha sot se do të donte t'i shpëtonte veprimit ushtarak, si një zgjidhje për kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut, por sipas tij përpjekjet e mëparshme diplomatike nuk arritën ta ndalojnë Phenianin në zhvillimin e sistemit raketor.

“Veprimi ushtarak është padyshim një opsion. A është kjo e pashmangshme? Asgjë nuk është e pashmangshme”, tha Tramp, duke shtuar megjithatë ai do të preferonte që veprimi ushtarak të shmanget.

Ai po ashtu ka theksuar se nëse do të ketë veprim ushtarak, do të jetë një ditë e trishtuar në Korenë e Veriut, transmeton Ksp.