Botë

Shkreli vendos në ankand albumin sekret të Wu-Tang

Ish-drejtori i farmacisë “Turing Pharmaceuticals”, Martin Shkreli, i cili u dënua muajin e kaluar me dy akuza për mashtrim letrash me vlerë, ka vendosur në ankand online, në Ebay, albumin e vetëm dhe sekret të grupit të njohur muzikorë Wu- Tang.

Dy vjet më parë, Shkreli është shpallur fitues i një ankandi për këtë album. Oferta e tij fituese ishte 2 milion dollarë, Ndërkaq, gjatë mbrëmjes së martë, ai e vendosi në Ebay me ofertën fillestare prej vetëm 1 dollarë, e që deri në mëngjesin e së mërkurës u rrit në 100,000 dollarë, transmeton Koha.net.

“Dëshiroj të shes këtë album si dhuratë për Wu-Tang dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në muzikë”, ka shkruar Shkreli.

Shkreli i cili në SHBA njihet me nofkën “pharma bro”, ka thënë se gjysmën e fitimit nga ky album do ta dhurojë për zbulime në fushën e mjekësisë.