Kina do të mbrojë me vendosmëri sigurinë e saj pas vendosjes së sistemit antiraketor amerikan THAAD në Korenë e Jugut, paralajmëroi sot Ministria kineze e Punëve të Jashtme.
“Kina do të marrë me vendosmëri masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë, Geng Shuang.
“SHBA-ja dhe Koreja e Jugut do të mbajnë përsipër të gjitha pasojat”, shtoi ai.
Ndërkohë, Uashingtoni njoftoi sot fillimin e vendosjes së elementeve të parë të sisitemit antirraketor në Kore të Jugut, një ditë pas katër testesh balistike koreanoveriore, dy nga të cilat përfunduan në ujërat japonezë.
-
7 mars 2017 13:11
-
Shpërndaje në: