Botë

Aligatorët pushtojnë Teksasin pas uraganit “Harvey”

Uragani “Harvey” në SHBA përveç dëmeve të mëdha që ka shkaktuar, si në njerëz ashtu edhe materiale, tashmë po i përballë qytetarët edhe me një problem tjetër.

Njerëzit e goditur nga përmbytjet e mëdha për shkak të uraganit “Harvey” tani kanë një gjë tjetër për t’u shqetësuar, aligatorët.

Ata janë shfaqur kudo nëpër qytetin e Teksasit, para dyerve të shtëpive, në rrugica apo edhe nën makina. Edhe pse ato kërkojnë ndoshta një vend për t’u strehuar, njerëzit janë mbyllur brenda nga frika e krokodilëve.

Meqenëse janë larg hapësirave ku zakonisht banojnë, këta zvarranikë po qëndrojnë si të humbur dhe nuk po dinë nga të drejtohen.

Image