Botë

Libani në kërkim të pengjeve të ISIS-it

Ushtria libaneze tha se ka gjetur eshtrat e disa personave, që mendohet të jenë të disa ushtarëve të saj të rrëmbyer tre vjet më parë nga Shteti Islamik në kufirin me Sirinë.

Ky njoftim vjen pasi ushtria e Libanit njoftoi ndalimin e luftimeve kundër Shtetit Islamik në kufirin me Sirinë, ndërsa do të zhvilloheshin negociata për lirimin e 9 pengjeve libaneze.

9 pengjet e marra peng në gusht të vitit 2014 nga grupi terrorist mendohej se mbaheshin nga militantët.

Grupi militant libanez Hezbollah dhe ushtria siriane që zhvillojnë luftime Shteti Islamik në të njëjtin rajon, po ashtu kanë njoftuar për ndalimin e luftimeve.

30 ushtarë dhe policë libanezë u rrëmbyen kur Shteti Islamik mori kontrollin e qytetit kufitar Arsal tre vjet më parë. Katër prej pengjeve u vranë nga ISIS-i,m një i 5-të vdiq nga plagët dhe 16 të tjerë u liruan në një shkëmbim të burgosurish në dhjetor në vitit 2015.