Botë

Migrantët, më së shumti të padëshiruar në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi

Descriptive Text

Islanda dhe Zelanda e Re janë ndër vendet të cilat në masën më të madhe i pranojnë migrantët, derisa në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi e Hungari janë më së paku të mirëseardhur, transmeton Koha,net

Këtë e ka dëshmuar hulumtimi i agjencisë Gallup.

Sipas listës së Gallupit, Serbia gjendet në vendin 135 nga 138 vende që janë përfshirë në hulumtim, ndërsa Maqedonia gjendet në vendin e fundit.

Në krye të listës gjenden Islanda, Zelanda e Re, Ruanda, Sierra Leone, Mali, Australia, Suedia, Nigeria, Burkina Faso dhe Irlanda.

Në fund të listës janë Kroacia, Estonia, Çekia, Letonia, Izraeli, Sllovakia, Serbia, Hungaria, Mali i Zi dhe i Maqedonia.