Botë

Vuçiq e Zaev merren vesh me telefon për “zgjidhje të mosmarrëveshjeve me dialog”

Beograd, 23 gusht - Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev kanë bërë sot një bisedë të gjatë dhe, siç theksohet në komunikatën e përbashkët, të hapët e miqësore kanë shqyrtuar të gjitha rrethanat e krijuara risht në marrëdhëniet midis dy vendeve, me ç ‘rast kanë arritur pëlqimin që Serbia e Maqedonia të gjitha mosmarrëveshjet eventuale t’i zgjidhin me dialog, transmeton koha.net.

Në vazhdim komunikata e përbashkët e Vuçiqit dhe Zaevit:

  1. Republika e Serbisë dhe Republika e Maqedonisë ekskluzivisht me dialog do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet eventuale në marrëdhëniet midis tyre.
  2. Pa marrë parasysh të gjitha dallimet politike për çështjet e caktuara me rëndësi politike e rajonale, Serbia dhe Maqedonia do të luftojnë bashkarisht jo vetëm për ruajtjen, por edhe për përparimin e marrëdhënieve miqësore midis popullit serb e maqedonas dhe të qytetarëve të Serbisë e të Maqedonisë.
  3. Republika e Serbisë dhe Republika e Maqedonisë do të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha për avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shtimin e shkëmbimit tregtare midis dy vendeve.
  4. Republika e Serbisë dhe Republika e Maqedonisë, në përputhje me dispozitat publiko-juridike ndërkombëtare, me besim të mirë dhe baza miqësore do të mbrojnë të drejtat dhe interesat e përfaqësive diplomatike-konsullore në territorin e vet.
  5. Republika e Serbisë dhe Republika e Maqedonisë do të intensifikojnë komunikimet e ndërsjella në nivelin më të lartë, do të mbështesin njëra tjetrën në rrugën europiane dhe duke forcuar marrëdhëniet e mira fqinjësore do të kontribuojnë për stabilitetin në rajon.