Botë

Blic: “Frikësimi i diplomatëve serbë në Shkup, me bekimin e të huajve”

Beograd, 22 gusht - Shërbimet informative të Maqedonisë kanë përcjellë dhe kanë trajtuar në mënyrë të kundërligjshëm diplomatët serbë në Shkup, shkruan e përditshmja e Beogradit Blic, transmeton Koha.net.

Burimet i kanë thënë kësaj gazete se është konstatuar se diplomatët serbë janë përcjellë pa kurrfarë arsyeje, madje ndaj tyre janë përdorur edhe metoda të frikësimit, shkruan Blic.

“Një pjesë e presioneve që janë bërë ndaj tyre është kryer me bekimin e të huajve”, citon Blic burimet dhe sqaron se menjëherë është reaguar, dhe se në këtë mënyrë janë konfirmuar këto pohime, transmeton njoftimet Koha.net.

Mediat e Beogradit njoftojnë se të punësuarit që merren me çështje konsullore në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni, do të kthehen në Shkup javën e ardhshme.