Botë

Kabuli përshëndet vendimin e Trumpit për trupa shtesë

Presidenti afgan, Ashraf Ghani përshëndeti sot angazhimin e qëndrueshëm të SHBA-së në Afganistan, në reagim ndaj deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili miratoi dërgimin e trupave shtesë.

“Kjo është një ditë historike për ne. Sot, Amerika tregoi se është me ne, pa limit në kohë”, deklaroi presidenti gjatë një vizite të trupave afgane që ndodhen në Kandahar.

Ndërsa talebanëve iu drejtua duke u thënë se “nuk mund ta fitojnë këtë luftë. Dyert e paqes dhe negociatave i keni të hapura”.

“Vendimi amerikan për të hequr dorë nga një tërheqje e shpejtë tregon për një angazhim të qëndrueshëm të këtij partneri të rëndësishëm në këtë konflikt ndërkombëtar”, njoftoi presidenca afgane në një komunikatë të publikuar në rrjetet sociale.