Botë

Rusët duhet të presin tre muaj për një vizë amerikane

Qytetarët e Rusisë duhet të presin mesatarisht tre muaj që të marrin ftesën për intervistë për viza amerikane, thuhet në ueb faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas të dhënave, qytetarët të cilët do të aplikojnë për të ashtuquajturën vizë vizitore, kategoria B2, duhet të presin deri në 85 ditë kalendarik.