Botë

Identifikohet shoferi i mjetit të atentatit në Barcelonë

Drejtuesi i kamionçinës së bardhë që sulmoi të enjten dhjetëra kalimtarë në Ramblas në Barcelonë, ku u vranë 13 persona, u identifikuar, njoftoi sot policia katalanase në “Twitter”.

Në këtë mesazh nuk përmendet emri i të arratisurit, por përgjegjësi i Punëve të Brendshme në Katalonjë, Joaquim Forn deklaroi për “Catalunya Radio” se “gjithçka të bën të besosh se Younes Abouyaaqoub ishte në timon në kamionçinës”.

Ky Maroken 22 vjeçar, fotoja e të cilit është shpërndarë, kërkohet në të gjithë vendin dhe përtej kufirit spanjoll, por policia ende nuk ka informacion nëse ai është i gjallë apo jo.

Disa orë pas sulmit në Barcelonë, një tjetër veturë kishte zhvilluar një sulm të ngjashëm në zonën bregdetare të Cambrils, në jug të kryeqytetit katalanas.

Një prej pesë personave që ndodheshin në një veturë të tipit Audi, të pajisur me breza me eksplozivë falso, sëpatë dhe thika, kishte vrarë një grua. Të pestë personat pjesë të këtij sulmi u vranë nga forcat e rendit.