Botë

Momenti kur avioni luftarak kinez i afrohet avionit ushtarak amerikan

Pentagoni ka publikuar të mërkurën një video të paklasifikuar të asaj që e quan një “manovër agresive të panevojshme” nga një avion ushtarak kinez, shkruan BBC.

Sipas ushtrisë amerikane, video tregon pilotin kinez duke kaluar 121 metra afër në një avion vëzhgimi RC-135 të Forcave Ajrore të SHBA në Detin e Kinës Jugore.

Sipas njoftimit, piloti amerikan ishte duke operuar mbi hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe në dhjetor të vitit 2022.