Ish shefi i CIA-s mohon akuzat e Trump për përgjimet

Ish shefi i CIA-s mohon akuzat e Trump për përgjimet

05 March 2017 17:36

Drejtori i inteligjencës kombëtare në kohën e zgjedhjeve të SHBA, ka mohuar se ka pasur ndonjë përgjim ndaj Donald Trump ose fushatës së tij.

James Clapper, i tha NBC-së se asnjë vendim i gjykatës nuk ka urdhëruar monitorimin e ‘Trump Tower’ në Nju Jork.

Trump ka akuzuar presidentin Barack Obama, për urdhërimin e përgjimeve të telefonave të tij, por nuk ka ofruar asnjë provë.

Trump thotë se një hetim për ndërhyrjet e dyshuara ruse, duhet të hetojë abuzimin e mundshëm të pushtetit ekzekutiv, transmeton Ksp.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme