Botë

Gjermani, furgoni me 29 migrantë sirianë përplaset me veturë të policisë

Një furgon që po transportonte 29 persona nga Siria është përplasur me një veturë të policisë, pasi shoferi tentoi të shmangte kontrollin nga zyrtarët policor në afërsi të kufirit të Gjermanisë me Poloninë, raporton agjencia “AP”.

Policia gjermane ka njoftuar të mërkurën se asnjë person nuk është lënduar dhe se ngjarja ka ndodhur të martën mbrëma në afërsi të Goerlitzit.

Policia kishte sinjalizuar furgonin që të ndalonte, por zyrtarët policorë treguan se papritmas shoferi përshpejtoi dhe tentoi të ikte.

Pas një ndjekje, furgoni u përplas me një veturë policore në Markersdorf, pas disa kilometrave.

Policia ka thënë se shumica në furgon ishin burra, gra dhe fëmijë nga Siria. Nuk morën lëndime.

Shoferi 50-vjeçar është nën dyshim për trafikim të migrantëve në Gjermani, rezistencë të policisë dhe interferencë të rrezikshme në trafik.