Botë

Aksident zinxhiror në Gjermani, raportohet për shtatë të vdekur

Aksident ne Thuringen te Gjermanise

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Thuringen të Gjermanisë të shtunën mbrëma, raporton “Bild”.

Në aksidentin ku janë përfshirë tri vetura kanë humbur jetën shtatë persona, ndërsa tre tjerë janë lënduar rëndë, madje një prej tyre është ende në rrezik për jetën.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura – një BMW, një Volkswagen dhe një Mercedes”, tregon Sandra Knopf zëdhënëse për Policinë në rajonin e Thuringenit.

Pati një aksident frontal.

Dy prej veturave të përfshira në aksident u kapluan nga zjarri.