Botë

Stormy Daniels: Nuk kam frikë të përballem me Trumpin, e pashë të zhveshur

Ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk është më i paprekshëm, ka thënë ylli i filmave pornografikë, Stormy Daniels, të premten mbrëma në intervistën e saj të parë që kur një juri e madhe në Manhattan ngriti aktakuzë ndaj Trumpit.

Daniels ka thënë se ajo vuri re se njerëzit po reagonin ndryshe ndaj aktakuzës sesa disa vite më parë, kur u publikuan raportet e para të shtypit për takimin e saj me Trumpin.

“Në fillim ishte si 'sponsor, zuskë, gënjeshtar'... Një gjë e tillë. Dhe këtë herë është sikur ‘do të të vras’”, ka thënë ajo.

Një juri e madhe votoi për ta paditur Trumpin pas muajsh dëgjimi të provave për një pagesë prej 130 mijë dollarë për Stormy Danielsin në ditët e fundit të fushatës së 2016-s.

Paratë synonin të blinin heshtjen e saj për marrëdhëniet seksuale që ajo thotë se kishin me Trupmin vite më parë. Trump mohoi pretendimin e Danielsit dhe avokati i tij akuzoi yllin e pornos për zhvatje.

“Ka diçka vërtet ironike dhe qesharake në faktin që mësova për aktakuzën ndërsa isha ulur mbi një kalë të quajtur Redemption”, ka thënë ajo për Times, duke shtuar se disa nga 130 mijë dollarët që mori fshehurazi i përdori për të blerë një rimorkio kuajsh.

Ajo thotë se nuk ka frikë nga ideja për t'u përballur me Trumpin në gjykatë, sepse e ka parë atë të zhveshur dhe “nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rroba”. Por ajo ndien seriozitetin e situatës dhe rrezikun e mundshëm.