Botë

Pamje nga droni, Bakhmuti ukrainas tërësisht i pabanueshëm

Descriptive Text

Ushtria ruse e ka shkatërruar në masë të madhe Bakhmutin, duke e shndërruar në zonë tërësisht të pabanueshme.

Blogu ukrainas “Operativno_ZSU” ka publikuar pamje nga droni i qytetit ku pos dhjetëra ndërtesave të shkatërruara, shihen trupa ushtarësh të vrarë e të ngelur përtokë.

Edhe një numër i madh tankesh kanë mbetur në fushëbetejë.

Luftime të ashpra janë zhvilluar në këtë qytet tash e disa javë.

Ushtria ruse ka pretenduar se ka zaptuar një pjesë të konsiderueshme të territorit, derisa dhjetëra ushtarë janë vrarë nga dy taborët.