Botë

Arrestohet një rus në Poloni, dyshohet për spiunazh

Descriptive Text

Autoritetet polake kanë arrestuar një shtetas rus me dyshimin se ka spiunuar për Rusinë, raportoi TheGuardian të hënën.

Në njoftim u tha se arrestimi i tij u krye në qytetin Gdansk, ku ai po dyshohet se kishte mbledhur informacione shtetërore për Rusinë.

“Gjetjet e bëra në këtë rast tregojnë se i dyshuari ka vepruar në dobi të inteligjencës ruse duke marrë e mbledhur informacione. Mbi infrastrukturën kritike në rajonet e Pomeranisë dhe Kujavia”, u tha nga autoritetet e Polonisë.

Kjo nuk është hera e vetme kur Polonia kapi spiunë të huaj.

Nëse faktohet vepra kriminale, i arrestuari mund të dënohet deri në 10 vjet burgim.