Botë

Së paku dy të vdekur në fabrikën e çokolatës në Pennsylvania

Së paku dy persona dyshohet se kanë vdekur dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm në fabrikën e çokolatës në Pennsylvania të SHBA-së.

Nga shpërthimi janë lënduar së paku gjashtë persona. Shpërthimi ka ndodhur pasdite dhe shkaqet ende nuk dihen.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital. Autoritetet amerikane janë ende në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e këtij shpërthimi të fuqishëm.