Botë

Momenti kur tanku rus goditet nga droni me predhë

Descriptive Text

Organizata "Mbrojtja e Ukrainës" publikoi pamje kur një tank rus u sulmua me një predhë nga autoritetet ukrainase.

Në pamjet e publikuara në Twitter shihet tanku rus që në të gjendej një ushtar, e nëpërmjet dronit, predha u hodh në brendi të tankut.

Ai shpërtheu në tym, por s'është bërë e ditur nëse ushtari ka humbur jetën.

Nuk është bërë e ditur ku ka ndodhur sulmi, derisa luftime të ashpra po zhvillohen në qytetin Bakhmut.