Botë

Pamje brenda llogoreve, si po stërviten ukrainasit për kundërofensivën e madhe

Descriptive Text

Trupat ukrainase po i vazhdojnë stërvitjet për njerëzit e rinj që po iu bashkohen brigadave ushtarake.

Kjo u bë e ditur edhe nga blogu i Ukrainës “Operativno_ZSU”, që publikoi pamje të stërvitjeve brenda llogoreve të improvizuara.

Me armë në dorë, ushtarët ukrainas qëllonin në shenjat e vendosura në mes të llogores, derisa po përgatitën edhe për mbushje të shpejtë të armës.

Ukraina aktualisht po lufton në disa fronte, e fronti më aktiv është ai i Bakhmutit.