Botë

Improvizohen të vrarët para stacionit policor në Tel-Aviv

Descriptive Text

Protestuesit në Tel-Aviv kanë improvizuar të vdekurit në shkallët e objektit të Policisë rajonale në Tel-Aviv duke i kërkuar policisë që të mos përkrahin qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Protestuesit janë lyer me gjak të rremë, duke akuzuar policinë për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve.

Policia izraelite ka njoftuar se dhjetëra të rinj janë arrestuar. Ata kanë hedhur ngjyrë në hyrje të stacionit policor.

Koalicioni i kryeministrit Netanyahu miratoi mocionin të enjten që mbron kryeministrin nga vendimi për ta larguar nga puna me arsyetimin se është i papërshtatshëm në lidhje me akuzat për korrupsion dhe konflikt të interesit.

Kritikët kanë thënë se ky mocion është enkas për Netanyahun dhe përçan edhe më shumë izraelitët në lidhje me reformat në gjyqësor, të cilat ia ka mësyrë t’i realizojë kryeministri Netanyahu.

Protestuesit kanë paralajmëruar protesta të reja edhe për të premten. Ata kanë thënë se Izraeli është duke shkuar drejt autokracisë.