Botë

Tërmeti i fuqishëm dridhi Pakistanin e Afganistanin, raportohet për të paktën 9 të vdekur

Descriptive Text

Një tërmet 6.5 ballë Rihter ka dridhur Pakistanin e Afganistanin të martën, ndërsa raportohet për të paktën nëntë të vdekur, bën të ditur agjencia AP.

Më tepër se 100 persona janë dërguar në spitale në Pakistan, në rajonet e luginës Swat dhe Khyber Pakhtunkhwa.

“Këta njerëz të tmerruar kolapsuan, dhe disa kolapsuan shkaku i dridhjes nga tërmeti”, ka thënë Bilal Faizi, zëdhënës i shërbimit emergjent të Pakistanit. Ai ka thënë se shumica prej tyre janë liruar më pas.

Faizi dhe zyrtarë tjerë kanë treguar se nëntë persona vdiqën pasi çatitë u shembën në disa pjesë të veriperëndimit të Afganistanit. Raportohet për të lënduar edhe në Afganistan, ndërsa tërmeti u ndie edhe në Taxhikistan. Tërmeti shkaktoi edhe rrëshqitje dheu në zonat malore, duke penguar trafikun.