Botë

Ngrihen çmimet para muajit të Ramazanit në Liban

Kriza ekonomike në Liban po lë në hije përgatitjet në prag të muajit të Ramazanit, i cili do të fillojë të enjten. Libani po përballet me krizën më të rëndë ekonomike dhe financiare në historinë e tij moderne.

Tkurrja ekonomike që filloi në fund të vitit 2019 është e rrënjosur në dekada të korrupsionit dhe keqmenaxhimit nga klasa politike e vendit.

Më shumë se 75% e popullsisë së vendit të vogël prej 6 milionë banorësh është zhytur në varfëri.

Në një nga tregjet lokale në Bejrut, shumë u ankuan se nuk do të mund të vendosnin disa pjata në tryezë kur të prishnin agjërimin.

Agjërimi synon t’i lidhë edhe më fort besimtarët me Zotin nëpërmjet sakrificës, kujtimit dhe ngritjes shpirtërore. Besimtarëve ua kujton gjithashtu rëndësinë e gjërave që i gëzojnë.