Botë

Si ka ndikuar tërmeti në lokacionet turistike në Turqi

Do të ishte vit i artë për turizmin në Turqi. Me oferta të pëlqyeshme për vizitorët, plazhet e bukura të vendit, qytetet historike dhe mrekullitë gjeologjike ishin ngritur për ta ringjallur turizmin pas pandemisë.

Më pas goditi fatkeqësia. Më 6 shkurt, një tërmet masiv afër kufirit Turqi-Siri shkaktoi mijëra të vdekur dhe shkatërroi qytete. Tronditja nga tërmeti dhe ajo emocionale u ndje edhe përtej shtetit, shkroi CNN. 

Edhe pse po mundohen të bëjnë më të mirën për t’iu ndihmuar bashkatdhetarëve, shumë punëtorë që punojnë në industrinë e turizmit kanë kuptuar se përballen me një problem potencial: A do t’i frikësojë katastrofa turistët?

Brenda javësh, Turqia do të hyjë në sezonin e turizmit. Shenjat janë të mira, ka thënë Kaan Kavaloglu, drejtor i Shoqatës së Hotelerisë. Me fluturimet që po operojnë normal në shumicën e destinacioneve dhe bizneseve të hapura, ai është i sigurt se vendi do t’ia dalë.

Stambolli

Është në mesin e destinacioneve kryesore të udhëtimit në botë, ku vizitorët ndërkombëtarë më 2022 shpenzuan mbi 13 miliardë dollarë. Si shumica e pikave turistike në Turqi, edhe Stambolli ndjeu dridhjet e tërmetit por nuk pësoi dëme. Qyteti, shtëpi e 15 milionë banorëve, shtrihet në mbi 800 km larg epiqendrës së tërmetit.

Antalya

Antalya është e njohur për plazhet e bukura, por qyteti është edhe destinacion për ata që i pëlqejnë atraksionet historike. Një prej pronarëve të në hoteli atje ka thënë se tërmeti pati ndikim me turistët që janë ulur në numër.

Bodrumi

Bodrumi është vendi fantastik me vendet luksoze dhe klubet e natës që e rrethojnë. Edhe nga aty ankohen për numrin në rënie të turistëve.

Izmir

Izmiri është një prej qyteteve më atraktive gjatë verës për njerëzit që duan të shijojnë verën. Edhe pse rezervimet kanë stagnuar pak, aty thonë se katastrofa nuk ka ndikuar shumë.

Canakkale

Canakkalja njihet si vend historik dhe të vjetër, me Memorialin e dëshmorëve turq që vdiqën gjatë Luftës së Parë Botërore. Qyteti nuk është ndikuar shumë nga tërmeti sa i përket turizmit.

Cappadocia

Një vend mistik, me format e çuditshme e të bukura, Cappadocia është krejt ndryshe nga çdo vend tjetër në Evropë.

Vetëm 300 km larg epiqendrës së tërmetit, Cappadocia ka qëndruar tërësisht mirë, pa dëme.

Fethiye

Një tjetër vend turistik është Fethiye për shkak të plazheve të saj dhe pikave historike. Nga aty thonë se turistët nuk kanë nevojë të kenë aspak frikë sa i përket tërmetit.