Botë

Plehrat vërshojnë Parisin, sindikatat kundër Macronit

Grumbujt e mbeturinave spikatën në Parisi, ndërsa punëtorët po kundërshtojnë një projektligj të diskutueshëm që do të rriste moshën e pensionit në Francë. Sindikatat po vazhdojnë grevën në shenjë kundërshtimi.

Projektligji, që do të rriste moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, mori një shtysë përpara me miratimin e masës nga Senati, pavarësisht grevave, protestave dhe plehrave të pambledhura që po grumbullohen çdo ditë e më shumë.

Presidenti Emmanuel Macron nuk është trembur nga plehrat që po grumbullohen në kryeqytetin francez dhe qytete të tjera nga greva e punëtorëve të plehrave dhe reduktimi i shërbimeve dhe furnizimeve në sektorë të tjerë si transporti dhe energjia.

Macroni ka refuzuar një kërkesë të sindikatave për t'u takuar me të, për të cilën kreu i sindikatës së majtë CGT, Philippe Martinez, tha se përbënte gjest të fyerjes.