Botë

Tre palestinezë vriten nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Të paktën tre palestinezë janë vrarë të dielën nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor, ka njoftuar ushtria, raportoi Associated Press.

Brigada e Martirëve Al-Aksa, degë e armatosur e partisë Fatah të presidentit palestinez, Mahmud Abbas, pretendoi se burrat janë vrarë si anëtarë të saj.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka deklaruar se viktimat janë vrarë pranë qytetit të Nablusit dhe i identifikuan ata si Jihad Mohammed al-Shami, 24-vjeçar, Uday Othman al-Shami, 22-vjeçar dhe Mohammed Raed Dabeek, 18-vjeçar.

Ushtria ka thënë se ka konfiskuar tre pushkë M16 nga militantët pas shkëmbimit të zjarrit dhe se një person i armatosur u dorëzua dhe u arrestua.

Vdekjet e së dielës e çojnë në 80 numrin e palestinezëve të vrarë që nga fillimi i vitit, pasi Izraeli ka shtuar bastisjet e arrestimeve në Bregun Perëndimor. Një shpërthim i sulmeve palestineze kundër izraelitëve ka vrarë 14 persona në vitin 2023.

Gati 150 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor në vitin 2022, duke e bërë atë vitin më vdekjeprurësin në ato zona që nga viti 2004, sipas grupit kryesor izraelit të të drejtave B'Tselem.

Ushtria thotë se shumica e palestinezëve të vrarë kanë qenë militantë.