Botë

Senati francez miraton reformën për pensionet

Senati francez ka miratuar të shtunën planin e reformës së pensioneve, të presidentit Emmanuel Macron, me 195 vota pro dhe 112 vota kundër, projektligj ky masa kryesore e të cilit është rritja e moshës së pensionit me dy vjet në 64, raportoi të dielën Reuters.

Parlamenti francez ka votuar tekstin në vazhdën e ditës së shtatë të demonstratave mbarëkombëtare kundër planit. Sipas sondazheve të opinionit, shumica e votuesve e kundërshtojnë tekstin.

Tani që Senati ka miratuar projektligjin, ai do të shqyrtohet nga një komitet i përbashkët i ligjvënësve të dhomës së ulët dhe të lartë, që pritet të ndodhë të mërkurën.

Nëse komiteti bie dakord, një votim përfundimtar në të dyja dhomat mund të bëhet të enjten, por rezultati i tij duket ende i pasigurt në dhomën e ulët, Asamblenë Kombëtare, ku partisë së Macronit i duhen votat e aleatëve për një shumicë.

Nëse qeveria ka frikë se nuk do të ketë vota të mjaftueshme në dhomën e ulët, është ende e mundur që ajo ta shtyjë tekstin pa votim parlamentar, nëpërmjet të ashtuquajturës procedurë 49:3.

Një ditë shtesë grevash dhe protestash mbarëkombëtare janë planifikuar për të mërkurën.