Botë

Paralajmërimi “i frikshëm” i Zelenskyt

Descriptive Text

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se do ta mbajë përgjegjëse Rusinë për terrorin dhe gjenocidin e kryer mbi Ukrainë, tash e një vit.

Ai shkroi në Twitter të mërkurën se çdo vrasës dhe torturues “do të sillet para drejtësisë”, derisa theksoi se jetesa në Ukrainë do të mbizotërojë.

“Terroristët rusë lëshuan raketa. Më 1 mars 2022, ky krim rus u krye kundër historisë, kundër njerëzimit, kundër Kievit dhe Ukrainës”, shkroi Zelensky, duke përkujtuar sulmin rus mbi qytetin Babyn Yar.

“Ne do të mbajmë shtetin terrorist plotësisht përgjegjës për luftën e tij gjenocidale. Çdo vrasës, terrorist dhe torturues do të sillet para drejtësisë. Drejtësia historike do të rikthehet. Jeta dhe Ukrainë do të mbizotërojnë”, theksoi ai.

Më 24 shkurt u bë një vit qëkur nisi lufta në Ukrainë. Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se nuk pranojnë asnjë lloj negocimi që përfshin humbjen e territoreve.