Botë

Shfajësimi i Erdoganit

Presidenti i Turqisë i ka pranuar edhe një herë mangësitë në reagimin e qeverisë së tij ndaj tërmetit katastrofik në fillim të këtij muaji, duke fajësuar “motin e pafavorshëm” dhe “infrastrukturën e dëmtuar”.

Duke folur në provincën e Adiyamanit, Rexhep Tajip Erdogan ka theksuar se nuk ishin në gjendje ta kryenin punën siç duhet dhe ka kërkuar falje.

Turqia juglindore përjetoi një sërë tërmetesh në fillim të këtij muaji, ku më i madhi ishte ai me magnitudë 7.8 që e goditi vendin më 6 shkurt, raportuan mediat turke.

Më shumë se 44 mijë njerëz vdiqën dhe miliona u zhvendosën. Qeveria e Erdoganit është kritikuar për reagimin ndaj tërmetit, duke thënë se gjatë dy dekadave ai dështoi të përgatiste vendin për mundësinë e një tërmeti kaq shkatërrues.

Ekspertët theksojnë zbatimin e dobët të kodeve të ndërtimit si një arsye kryesore pse tërmetet ishin kaq shkatërrues.