Botë

Pakistan: Organizata e dyshimtë e bamirësisë formon parti politike

Një organizatë bamirësie në Pakistan, Jamaat-ud-Dawa, të cilën Shtetet e Bashkuara e akuzojnë të ketë qenë mbrapa sulmeve të Mumbait më 2008, ka njoftuar se do të formojë një parti të re politike.

Partia e re, Liga Myslimane Milli, është prezantuar nga Jamaat-ud-Dawa, e cila dyshohet të ketë lidhje me grupin militant Lashkar-e-Tayyaba, dhe udhëhiqet nga Hafiz Saeed, i dyshuar për organizimin e sulmit të vitit 2008, ku mbetën të vdekur 166 persona.

SHBA-ja ka ofruar 10,000 dollarë shpërblim për ata që japin informacione lidhur me Saaedin.

Pas lëshimit të fletarrestit nga SHBA-ja, Pakistani e ka mbajtur Saeedin në arrest shtëpiak nga muaji janar.

Presidenti i ri i kësaj partie, Saifullah Khalid, ka thënë se do të punojë që ta kthejë Pakistanin “ në shtet të vërtetë islamik dhe të pasur”, duke shtuar se partia e tij kërkon lirim e menjëhershëm të Saeedit.

Në të kaluarën, Saeed e ka hedhur poshtë sistemin demokratik, duke thënë se nuk është në përputhje me Islamin.

Organizata bamirëse i ka hedhur poshtë akuzat se është i lidhur me terroristët, duke thënë se bën punë humanitare në emër të islamit.