Botë

Ndalet demolimi në Turqi, helikopterët ushtarakë nisin operacion shpëtimi për dy mace të bllokuara

Descriptive Text

Rrënimi i një qendre biznesi të dëmtuar rëndë nga tërmeti në Turqi, është ndaluar pasi janë parë se dy mace janë brenda. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë filluar punën për të shpëtuar macet.

Dy helikopterë ushtarakë po ashtu kanë shkuar për të ndihmuar.

Nga autoritetet është thënë se posa të shpëtohen macet, puna e rrënimit do të vazhdojë, raportoi CNNTurk.

Mediat në Turqi kanë raportuar se dy helikopterët kishin arritur më pas dhe kishin nisur operacionin për shpëtim.

Turqia dhe Siria janë tronditur nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit dhe më pas edhe këtë të hënë nga një tjetër 6.4 ballë. Mbi 46 mijë të vdekur janë regjistruar në Turqi dhe në Siri pas tërmeteve. Mijëra të tjerë kanë mbetur pa shtëpi.

VIDEO